Programi i trajnimit
Krijimi i programeve arsimore dhe moduleve bazohet në rekomandimet dhe zgjidhjet afatgjata zhvillimore të përfshira në dokumentin strategjik: Koncepti për arsimin ndërkulturor. Duke u nisur nga vizioni për kultivim të marrëdhënieve ndërkulturore dhe proceseve integruese; si dhe për krijim të një ambienti edukativo-arsimor, i cili e promovon diversitetin kulturor, gjatë sajimit të ofertës programore të Qendrës së trajnimit për arsim ndërkulturor u morën parasysh të gjitha aspektet e veprimtarisë edukativo-arsimore në shkollat fillore dhe të mesme, siç janë:
- përmbajtja e veprimtarisë,
- format, metodat, teknikat e mësimit dhe mësimdhënies,
- librat shkollore, materialet dhe mjetet tjera të punës,
- aktivitetet jashtëmësimore,
- kompetencat e arsimtarëve, bashkëpunëtorët profesional, drejtorët,
- ambienti i institucioneve edukativo-arsimore, si dhe
- ndërlidhja e institucioneve edukativo-arsimore me bashkësinë më të gjerë.


Programet dhe modulet janë të strukturuara në fusha të shumta specifike të bazuara në tema me më shumë shtresa, të cilat do t’i mundësojnë secilit nxënës të njoftohet me konceptin dhe idenë e arsimit ndërkulturor, si dhe me strategjitë për zbatimin e suksesshëm të këtij koncepti arsimor në mjediset shkollore ndërkulturor.
Njëkohësisht, përmes moduleve të parapara, secili pjesëmarrës do të ketë mundësi të drejtpërdrejtë të njoftohet me përfitimet e qasjes ndërkurrikulare në zbatimin e nismave të ndryshme ndërkulturore në fushën e arsimit, qoftë si një trend bashkëkohor pedagogjik, por edhe si një sfidë globale arsimore.
Pjesëmarrësit, të cilët do të përfshihen në këtë lloj të trajnimit, do të kenë mundësi të zhvillohen si dhe t’i përvetësojnë dhe përkryejnë këto tre lloje të shkathtësive dhe kompetencave, gjegjësist standardet e programeve:
- Kompetencat personale dhe ndërpersonale,
- Kompetencat ndërkurrikulare,
- Shkathtësitë kognitive dhe kreative