Qendra e trajnimit pranë QDN Shkup me kënaqësi paraqet trajnimin njëditor „Me lojëra dhe ndërveprim deri tek një atmosferë të këndshme në klasë" 

  • Data dhe koha: 31 mars 2023, ora 12:00
  • Vendi:  Kabineti i burimeve ndërkulturore pranë Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski”, Shkup
  • Trajnues të trajnimit do të jenë: Biljana Krsteska-Papiq, doktor i shkencave pedagogjike dhe Sonaj Bilal, magjistre e shekncave psikologjike, me mbi 15 vjet përvojë në ekipin për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup.
  • Trajnimin mund ta ndjekin: mësimdhënës, edukatorë parashkollorë, bashkëpunëtorë profesional (pedagogë, psikologë, edukatorë dhe rehabilitues special, sociologë, punonjës social, punonjës në bibliotekë të shkollës, etj.), asistentë arsimor, studentët dhe të gjithë personat e tjerë të interesuar.
  • Trajnimi do të zgjasë 3 orë. Ai do të synojë përcaktimin, prezantimin dhe zbatimin e strategjive konkrete, të suksesshme interaktive dhe të lojës , si dhe përfitimet e tyre për fëmijët, nxënësit në procesin e socializimit dhe të mësimnxënies.

Karakteristikat e trajnimit: 

  • Mënyra interaktive e punës 
  • Qasja dygjuhësore/tregjuhësore (maqedonsiht/shqip/turqisht, në varësi të strukturës së grupit)
  • Punë në grupe të vogla 
  • Diskutim ne grup 
  • Simulime
  • Të mësuarit përmes zgjidhjes së problemeve 
  • Lojë me role

- Pas përfundimit të trajnimit, çdo pjesëmarrës do të merr certifikatë për trajnimin e përfunduar me sukses

Si të regjistroheni? 

Nëse dëshironi të merrni pjesë, duhet të regjistroheni në linkun në vijim: https://tcie.mk/aplikoni

- Kotizimi për pjesëmarrje në trajnim është 1000 denarë, duke përfshirë materialet e punës dhe doracakun. Pagesa e kotizimit bëhet përmes fletëpagesës PP30 ose PP10 në bankë ose përmes bankës elektronike. UDHËZIM PËR PAGESË

- Vendet janë të kufizuara! Regjistrimi dhe pagesa duhet të bëhen më së voni deri më 28.03.2023. 

- Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/3209-905 dhe në e-mail adresën trening@tcie.mk