Për ne

Qendra për Trajnim NDC Shkup ofron trajnim teorik dhe praktik mbi edukimin ndërkulturor dhe Modelin Nansen (ENNM), si dhe është e përkushtuar në mundësojë zhvillim personal dhe profesional të stafit edukativo-arsimor në vend dhe në rajon.

Qendra për trajnim është themeluar në vitin 2012 në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga viti 2013 ka lidhur partneritet edhe me Këshillin për arsim të integruar të Irlandës së Veriut.

Duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare në zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të ndryshme arsimore ndërkulturore, ekipi i Qendrës për Dialog Nansen Shkup në partneritet me ekspertët dhe institucionet relevante ka krijuar më shumë programe trajnimi të përqendruara në interkulturalizmin si koncept dhe qasje në sferën edukativo-arsimore.

Për të mundësuar programe dhe trajnime më të mira të zhvillimit profesional, Qendra angazhon trajnues vendorë dhe ndërkombëtarë me përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit të integruar, atë ndërkulturor, gjegjësisht zhvillimit profesional të arsimtarëve. Trajnimet në Qendër realizohen përmes 60% të përmbajtjeve teorike dhe 40% të punës praktike.

Projekti i Arsimit Ndërkulturor i Modelit Nansen dhe Qendra e Trajnimit mbështeten financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

U realizua punëtoria e tretë nga Moduli B

„Format, metodat dhe mjetet për monitorimin, kontrollimin dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve” ishte tema e punëtorisë së tretë nga trajnimet e Modulit B të realizuar nga Prof. Dr. Vera Stojanovska për dy grupe mësimdhënësish.

U realizua trajnimi i fundit nga Moduli A

Me ligjëratën e profesorit Steiner Bryn, përfundoi me sukses cikli prej 6 punëtorive nga Moduli A. Mbi 50 mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesional dhe edukatorë kanë marrë pjesë aktive në trajnimet kushtuar arsimit ndërkulturor.

U realizua punëtoria e pestë nga Moduli A

Punëtoria e pestë me temë: Arsimi pozitiv u realizua nga ana e Prof. Dr. Ognen Spasovskit, për pesë grupe të mësimdhënësve nga Moduli A. Nëpërmjet aktiviteteve dhe diskutimeve të ndryshme u theksuan disa aspekte të arsimit pozitiv si dhe rëndësia e tij në jetën e përditshme shkollore.

Me sukses u realizua punëtoria e dytë nga Moduli B

Punëtoria e dytë nga Moduli B me temë „Qasjet edukativo – arsimore interkulturore” u realizua me sukses nga ana e Prof. Dr. Suzana Miovska – Spaseva për dy grupe të mësimdhënësve. Punëtoritë u karakterizuan me diskutim dhe bashkëpunim të pasur, të frytshëm dhe konstruktiv.