Qendra për trajnim për arsim interkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut (MASh), si dhe Këshillin e arsimit të intergruar të Irlandës Veriore (NICIE) shpallin:
THIRRJE E HAPUR PËR TRAJNIM PËR ARSIM INTERKULTUROR-MODUL B,
si pjesë e Strategjisë shtetërore për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm
INFORMACIONE RRETH TRAJNIMIT:
- Trajnimi është i planifikuar për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin MODUL-A.
- Trajnimet mbahen në dy/tre gjuhë (MK/ShQ/TR).
- Trajnimet mbahen nga ligjerues lokal dhe ndërkombëtar të sferës së arsimit interkulturor.
- Trajnimi karakterizohet me: punë në grupe të vogla, diskutime grupore, simulime, të mësuarit me anë të zgjidhjes së problemeve dhe luajtjen e roleve.
- Për përfundimin e suksesshëm të trajnimeve, pjesëmarrësit marrin çertifikatë të pranuar ndërkombëtarisht.
- Paraqitja për trajnim bëhet në mënyrë individuale nga ana e kandidatëve të interesuar, me plotësimin e aplikacionit në dispozicion.
- Vendet janë të kufizuara, prandaj ata të cilit do të paraqiten më herët do të kenë përparësi për kyçje në trajnim.
- Aplikacioni mund të plotësohet në linkun në vijim: https://tcie.mk/sq/aplikoni
- Afati i fundit për paraqitje është 30.06.2022 deri në ora 12. Aplikacionet që do të dërgohen pas afatit, si dhe aplikacionet e pa plotësuara tërësisht, nuk do të merren parasysh.
- Për të gjitha informacionet shtesë, na kontaktoni në: contact@tcie.mk