Krijimi i programeve arsimore dhe moduleve bazohet në rekomandimet dhe zgjidhjet afatgjata zhvillimore të përfshira në dokumentin strategjik: Koncepti për arsimin ndërkulturor. Duke u nisur nga vizioni për kultivim të marrëdhënieve ndërkulturore dhe proceseve integruese; si dhe për krijim të një ambienti edukativo-arsimor, i cili e promovon diversitetin kulturor, gjatë sajimit të ofertës programore të Qendrës së trajnimit për arsim ndërkulturor u morën parasysh të gjitha aspektet e veprimtarisë edukativo-arsimore në shkollat fillore dhe të mesme, siç janë:

  • përmbajtja e veprimtarisë,
  • format, metodat, teknikat e mësimit dhe mësimdhënies,
  • librat shkollore, materialet dhe mjetet tjera të punës,
  • aktivitetet jashtëmësimore,
  • kompetencat e arsimtarëve, bashkëpunëtorët profesional, drejtorët,
  • ambienti i institucioneve edukativo-arsimore, si dhe
  • ndërlidhja e institucioneve edukativo-arsimore me bashkësinë më të gjerë.

Programet dhe modulet janë të strukturuara në fusha të shumta specifike të bazuara në tema me më shumë shtresa, të cilat do t’i mundësojnë secilit nxënës të njoftohet me konceptin dhe idenë e arsimit ndërkulturor, si dhe me strategjitë për zbatimin e suksesshëm të këtij koncepti arsimor në mjediset shkollore ndërkulturor.

Njëkohësisht, përmes moduleve të parapara, secili pjesëmarrës do të ketë mundësi të drejtpërdrejtë të njoftohet me përfitimet e qasjes ndërkurrikulare në zbatimin e nismave të ndryshme ndërkulturore në fushën e arsimit, qoftë si një trend bashkëkohor pedagogjik, por edhe si një sfidë globale arsimore.

Pjesëmarrësit, të cilët do të përfshihen në këtë lloj të trajnimit, do të kenë mundësi të zhvillohen si dhe t’i përvetësojnë dhe përkryejnë këto tre lloje të shkathtësive dhe kompetencave, gjegjësist standardet e programeve:

Kompetencat personale dhe ndërpersonale,

Kompetencat ndërkurrikulare,

Shkathtësitë kognitive dhe kreative.

Qëllimet e Programit për trajnim të arsim ndërkulturor (MODULI C):

  • Ndërgjegjësimi për rëndësinë e programeve kundër bullizmit që synojnë parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve;
  • Njohja dhe kultivimi i inteligjencës emocionale te nxënësit;
  • Zbulimi i qasjeve dhe strategjive për të mbështetur arsimin inkluziv si një aspekt i arsimit interkulturor;
  • Forcimi i ndërveprimit, bashkëpunimit dhe besimit në mes të kuadrit të mësimdhënësve nga bashkësi të ndryshme etnike.

PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E TRAJNIMIT

Trajnimi përmban temat e mëposhtme:

Të gjitha fushat e theksuara programore është paraparë të realizohen përmes më shumë nëntemave.

Në realizim të tyre do të përfshihen trajnues nga Qendra për Trajnim e Modelit Nansen për Arsim të Integruar (QTMNAI) në kuadër të NDC Shkup, si dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë nga fushat përkatëse.

Tiparet e trajnimeve janë:

  • Mënyra interaktive e punës
  • Qasja dygjuhësore/tregjuhësore
  • Puna në grupe të vogla
  • Diskutimi grupor
  • Simulimi
  • Mësimi përmes zgjidhjes së problemeve
  • Luajtja e roleve

Pjesëmarrësve, të cilët në mënyrë aktive do t’i kalojnë të gjitha temat e parapara, do t’u ndahet certifikatë me karakter ndërkombëtar për përfundim të suksesshëm të trajnimit.