Qendra për Trajnim NDC Shkup ofron trajnim teorik dhe praktik mbi edukimin ndërkulturor dhe Modelin Nansen (ENNM), si dhe është e përkushtuar në mundësojë zhvillim personal dhe profesional të stafit edukativo-arsimor në vend dhe në rajon.
Qendra për trajnim është themeluar në vitin 2012 në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga viti 2013 ka lidhur partneritet edhe me Këshillin për arsim të integruar të Irlandës së Veriut.
Duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare në zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të ndryshme arsimore ndërkulturore, ekipi i Qendrës për Dialog Nansen Shkup në partneritet me ekspertët dhe institucionet relevante ka krijuar më shumë programe trajnimi të përqendruara në interkulturalizmin si koncept dhe qasje në sferën edukativo-arsimore.
Për të mundësuar programe dhe trajnime më të mira të zhvillimit profesional, Qendra angazhon trajnues vendorë dhe ndërkombëtarë me përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit të integruar, atë ndërkulturor, gjegjësisht zhvillimit profesional të arsimtarëve. Trajnimet në Qendër realizohen përmes 60% të përmbajtjeve teorike dhe 40% të punës praktike.
Projekti i Arsimit Ndërkulturor i Modelit Nansen dhe Qendra e Trajnimit mbështeten financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Qendra për trajnim e QDN Shkup vazhdimisht përpiqet të jetë burim dhe thesar i pashtershëm i potencialit të jashtëzakonshëm kreativ, transparencës, bashkëpunimit, besimit, respektit dhe zhvillimit.
Jemi krenarë dhe sinqerisht i falënderojmë të gjithë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët dhe ligjeruesit tanë, që janë pjesë e transformimit dhe rrugëtimit ndërkulturor.
Следете нѐ на facebook
Si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet QDN Shkup dhe Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski”, Shkup, filloi trajnimin nga Moduli A edhe për një grup studentësh. Punëtoria e...
Hapja e edhe një tjetër kabineti burimor ndërkulturor në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski”, Shkup konfirmoi bashkëpunimin e suksesshëm, shumëvjeçar të këtij institucioni...
Qendra e trajnimit pranë QDN Shkup me kënaqësi paraqet trajnimin njëditor „Me lojëra dhe ndërveprim deri tek një atmosferë të këndshme në klasë"! Nëse dëshironi të...
Bashkëpunimi në tandem ishte një sfidë për mua dhe ky është një segment i punës të cilin dua ta mbindërtoj me qëllim që në të ardhmen të mund ta aplikoj gjatë realizimit të aktiviteteve jashtëmësimore në shkollën tonë.
Maјa Miteva - Petrovska
arsimtare në shkollën fillore „Nikola Karev“, KrushevëNë trajnimet që po i ndjekim në Qendrën Nansen ne po pajisemi me njohuri të reja, të cilat njohuri do të kemi rastin që edhe ti aplikojmë në mjediset ku ne punojmë dhe veprojmë.
Sihana Kaba – Kasami
arsimtare në shkollën fillore „Qirili dhe Metodi“, TetovëTrajnimet na ofruan shumë mundësi që të mësojmë mënyra dhe qasje të reja të punës ndaj nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike.
Darko Taleski
arsimtar në shkollën fillore „Qirili dhe Metodi“, f. KanatlarciNë kushte të kontaktit të vazhdueshëm me kulturë të ndryshme nga ajo individuale, veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimin fillor, parandalohet paraqitja e segregimit, etnocentrizmit, nacionalizmit ose racizmit.
Ivana Ilievska
arsimtare në shkollën fillore „Bashkim vëllazërim“, OhërArsyeja kryesore se pse kjo Qendër paraqet një inspirim për Europën është kuptimi të cilin e keni për atë se çka paraqet integrimi.
Steinar Bryn
„Nansen Dialogue Network“, Norvegjia